Sport

FFK-ja kërcënon FShF-në se do ta paraqesë në FIFA për talentet

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të kërkojë edhe zyrtarisht nga ajo e Shqipërisë (FSHF) të mos ftojë më futbollistët kosovarë që bëjnë karrierë në Evropë.

Në FFK thonë se ligjërisht nuk i takon shtetit të Shqipërisë të japë nënshtetësi e më pas FSHF-ja t’i paraqesë për regjistrim në FIFA, nëse futbollistët kosovarë nuk kanë të paktën njërin prind nga Shqipëria. Kjo siç thonë në FFK është e ndaluar me rregulloren e FIFA-s për statusin e lojtarëve.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka theksuar se është e papranueshme nga Shqipëria që të ftojë një futbollist kosovar nëse ai është ftuar nga Kosova ose është në planet e saj. /koha/

Komentoni