LifeStyle

“Festivali Trashumancia”, mijëra dele nëpër rrugët e Madridit

Në kuadër të Festivalit “Trashumancia”, i cili organizohet që nga viti 1994, më shumë se 1. 300 dele kanë ecur nëpër qendër të kryeqytetit të Spanjës, Madrid.

Kopetë e deleve të udhëhequra nga fermerët dhe barinjtë kanë ecur për 6 orë nëpër rrugët e qytetit në shoqërim të muzikës lokale. Edhe turistët vendorë dhe të huaj të cilët i panë delet nëpër rrugë e shoqëruan këtë aktivitet.

Kryetarja e Komunës së Madridit, Manuela Carmena, e cila iu bashkua barinjve dhe fermerëve në sheshin Cibeles, duke iu referuar një tradite të vitit 1418 në mënyrë simbolike u dha atyre para antike të Spanjës.

Në anën tjetër, me rastin e festivalit qendra e qytetit u mbyll për trafikun.

Festivali i cili organizohet me qëllim të inkurajimit të mbarështimit të kafshëve në rajon dhe të nderimit të barinjve mbahet që nga viti 1994.

Komentoni