Sport

Festa e çmendur e gazetarëve kur Panamaja hyri për herë të parë në botëror (Video)

Shteti i Amerikës Qendrore, Panamaja u kualifikua për herë të parë në historinë e vendit për kupën botërore. Ky ishte një lajm i veçantë për të gjithë banorët e këtij shteti të vogël. Një gol “fantazmë” në minutat e fundit të lojës shkaktoi shumë polemika në kualifikim, por kjo nuk përbënte aspak problem për festën e çmendur të banorëve.

Madje, presidenti i Panamasë e shpalli 11 tetorin si festë kombëtare. Për ta kuptuar më mirë si përjetohet kualifikimi i parë në Botëror, mjafton të shikoni festën e çmendur të telekronistëve panamezë, që po transmetonin me koment ndeshjen.

Komentoni