Sport

Feronikeli fitoi derbin drenicas

Skuadra kampione në fuqi, Feronikeli, ka realizuar fitoren e tretë në këtë edicion në Vala Superligë. Sot në kuadër të javës së 5-të, Feronikeli ka arritur të mposhtë Drenicën, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat 2:1. Feronikeli ishte më i mirë pothuajse gjatë tërë ndeshjes, por të parët që shënuan ishin futbollistët e Drenicës. Ishte minuta e 20-të kur Taulant Dajaku shënoi me gjuajtje nga brendësia e zonës për të kaluar vendasit në epërsi. Skuadra e Afrim Tovërlanit pas shumë rasteve të shpërdoruara arriti të shënojë golin e barazimit në minutën e 39-të, kur Mevlan Zeka shënoi nga afërsia pas asistimit të Mentor Zhdrellës. Në minutën e 40-të të dyja skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak, ngase gjyqtari Bajram Gashi i përjashtoi Azem Bejtën dhe Blerand Kurtishajn pas një përplasje verbale ndërmjet veti. Në pjesën e dytë Feronikeli ishte edhe më këmbëngulës, por me gjithë rastet e shumta arriti të shënojë vetëm në minutën e 63-të kur Behar Maliqi shënoi me kokë pas harkimit të Mentor Zhdrellës. Gjithsesi, ky gol ishte i mjaftueshëm për tri pikë të reja, megjithëse në minutën e 80-të mbeti edhe pa Mendurim Hotin, i cili u përjashtua për shkak të simulimit brenda zonës.

 

Vala Superliga

Drenica – Feronikeli                        1:2

 

Liga e Parë

Fushë Kosova – Deçani                  2:0

Ramiz Sadiku – Flamurtari            0:3

2 Korriku – Ballkani                          1:1

 

Liga e Dytë – Grupi A

Lugu i Baranit – Përparimi             6:1

 

Liga e Dytë – Grupi B

Bashkimi Gj – Arberia     0:3

 

Superliga – Juniorët

Besa – Trepça, nuk udhëtoi skuadra mysafire

Vëllaznimi – Prishtina     1:5

Vushtrria – Gjakova        0:0

 

Liga e Parë – Juniorët

Ferizaj – Drita                    1:5

 

Raiffeisen Liga e Kadetëve

Liria – Llapi          1:0

Trepça ’89 – Ferizaj         1:1

Trepça – Drenica              2:1

Drita – Gjilani     3:2

 

Raiffeisen Liga e Femrave

Kosova (P) – 13 Qershori 1:1

Dukagjini – Llapi  1:3 /KI/

Komentoni