ShowBiz

Fergie pranon publikisht problemet me varshmërinë nga droga

Fergie guxoi! Ajo më në fund u shpreh publikisht për luftën që po çon me varshmërinë nga narkotikët, shkruan Kosova.info.

Si kurrë më parë, ajo ka folur haptazi për luftën me psikozën dhe demencën.

Duke që ndarja nga bashkëshorti nuk ka qenë periudhë edhe shumë e lehtë me të, dhe përballja dhe me problemet e tjera të cekura në moshë të re nuk kanë qenë një gjë aspak e lehtë..

Sipas saj, këngëtarja po eksperimentonte fillimisht me drogën e pastaj pasuan problemet e vështira shëndetësore..

“Kisha prekur fundin. Kam vuajtur nga psikoza dhe demenca. Kisha halucinacione në baza ditor”, është shprehur Fergie.

Ajo ka shpjeguar tutje edhe pasojat që kishte bartur pas konsumimit të drogës.

Fergie tha: “Dija të ulesha në hapësirë të mbyllur ku më shfaqeshin bletë dhe lepuri”.

Përderisa në fillim, gjëra të tilla mund t’i jenë dukur argëtuese, ajo shumë shpejt e kishte kuptuar se në çfarë niveli ka arritur.

“Dita kur ndalova të argëtohesha ishte dita kur forca, besimi dhe shpresa ime u zgjuan për diçka më të mirë”, është shprehur ajo për Daily Mail.

Në mes tjerash, në këtë intervistë ekskluzive, ajo është rrëfyer edhe rreth divorcit të saj me Josh Duhamel pas tetë vjet martese. Mirëpo, si duket, përtej vështirësisë, këngëtarja ka vazhduar të punoj dhe së shpejti do të sjell të parë solo “Double Dutchess”. /Kosova.info/

Komentoni