Kuriozitet

Fenomeni i çuditshëm, qyteti ‘pushtohet’ nga shkuma (Foto)

Stuhia Ophelia ka shkaktuar disa fenomene të rralla si qielli i kuqërremtë dhe zogjtë që lëviznin në mënyrë misterioze vetëm pak para se të godiste ishujt irlandezë.

Pamje nga qyteti i Lancashire kanë treguar një rast të çuditshëm ku i gjithë qyteti u mbulua nga shkuma. Për shkak të erërave të forta, të gjithë rrugët dhe ndërtesat u mbuluan me shkumën që vështirësonte edhe lëvizjet e këmbësorëve apo automjeteve.

Ophelia është stuhia e kategorisë së tretë që preku Irlandën dhe Britaninë e Madhe duke u konsideruar si më e keqja prej 19 vitesh, ku la të vdekur 12 persona.

Komentoni