Lajme

Feniksi tregohet superior kundër Encamp

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniksi nga Drenasi, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të fazës paraeliminatore në Grupin H në UEFA Futsal Cup. Pas fitores kundër kampionit të Anglisë, Oxford (3:2), Feniksi sonte u tregua superior në duel me kampionin e Andorrës, Encamp, duke e mposhtur me rezultat bindës, 12:0.

Skuadra Andorre në asnjë moment nuk u tregua rivale e denjë e Feniksit dhe këtë e dëshmon jo vetëm rezultati, por edhe mbizotërimi i plotë i skuadrës kosovare gjatë tërë ndeshjes. Golat për Feniksin i shënuan Agon Ramadani (7’, 39’), Narcis Alibegu (8’, 18’ 27’), Michal Belej (11’, 31’), Marcal Rodek (14’, 28’), Shpend Brahimi (20’, 25’), Lopez Garrido ag. (24’).

Pas kësaj fitoreje Feniksi kryeson i vetëm renditjen e Grupit H, me 6 pikë, ngase në ndeshjen tjetër, Oxford e mposhti Tel Avivin 5:0.

Tashmë Feniksi ka gjasa të mira për t’u kualifikuar në fazën e ardhshme të garave në Futsal Cup, pasi ndeshjen e tretë e luan me skuadrën izraelite, e cila në bazë të cilësive që ka shfaqur në dy ndeshjet e para nuk është rival aq i vështirë për kampionët e Kosovës.

Pa dyshim se paraqitja e Feniksit në Andorrë është mbresëlënëse dhe dëshmon se futsalli kosovar ka cilësi shumë të mirë. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*