Kosova

Fëmijët e varfër bëjnë gjumë në rrugët e Gjakovës, të lodhur nga lëmosha

Kjo fotografi e shkrepur nga bashkëpunëtori Albert Shala, tregon realitetin social në Kosovë.

Dy vajza të vogla të skamura të komunitetit rom, janë lodhur nga pritja për të marrë ndonjë metelik lëmoshë nga kalimtarët e rastit.

Pakoja e zbrazur pa asnjë monedhë, tregon se ato janë zhgënjyer, ndoshta edhe të lodhura nga pagjumësia e humbja e shpresës për një jetë më të mirë, dhe i ka zënë gjumi në njërën nga rrugët e qytetit të Gjakovës. /KI/

Komentoni