Lajme

Fëmijët e braktisur të traditës

Pesëvjeçarja Pinki po fshihet prapa gjyshes së saj, Kanku Roat. 53-vjeçarja ka qenë gjithë bota e saj qëkur nëna e saj u largua.

Ato jetojnë në një shtëpi të vogël prej balte, të cilën e ndajnë bashkë me dy dhi, një lopë dhe një viç – që janë dhe pasuria e vetme e tyre.

Pinkit fare nuk i kujtohet e ëma. Ajo u largua pas vdekjes së babait të Pinkit, shkruan “Al Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”. Vejusha e re shkoi të bëhet pjesë e traditës disashekullore Nata Pratha. Atëbotë Pinki ishte vetëm një vjeç.

E respektuar në komunitetin fisnor Bhil, të cilit i përket familja e Pinkit, tradita Nata Pratha i lejon një burri të paguajë para për të jetuar me një grua, me të cilën nuk është i martuar. Çmimi mund të sillet prej 25.000 deri në 50.000 rupi indianë (rreth 375-750 dollarë) dhe zakonisht negociohet nga anëtarët e komunitetit, të cilët e sigurojnë një hise po ashtu.

Në mënyrë tradicionale, si burri ashtu edhe gruaja supozohet të jenë ose të martuar apo të vejë, si në rastin e nënës së Pinkit, mirëpo kjo traditë po evoluon për të pranuar edhe të pamartuar po ashtu.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*