Sport

Federer: S’e kam prioritet t’i marr Nadalit vendin e parë

Roger Federer do të debutojë kundër Frances Tiafoe në turneun ATP 500 të Bazelit, më synimin për t’i shtuar një tjetër trofe palmaresit të tij.

Ndihem mirë dhe po stërvitem rregullisht. Më duhet të përshtatem me kushtet, sepse gjithmonë është e vështirë të kalosh nga një turne te tjetri. Në sallat e mbyllura topi kërcen ndryshe. Është e vështirë të bëj një krahasim me fillimin e sezonit. Në pjesën e dytë të vitit kam luajtur më mirë.

Zvicerani shpjegoi më tej se qëllimi i tij nuk është të zbresë nga froni spanjollin Nadal, por thjesht të fitojë turneun e radhës.

“Nuk është prioriteti im ngjitja në majën e klasifikimit. Do të ishte gabim i madh nëse do ta mendoja gjithmonë. Dëshiroj të triumfoj në Bazel, pastaj janë “Finals” në Londër. Dua të fitoj, por jo të jem me çdo kusht numri një. Edhe nëse do t’i fitoj të dy turnetë, vështirë se do të mund Rafan, që e meriton të jetë në atë pozicion”. /ss/

Komentoni