Kosova

Fatmir Limaj e bën shef të kabinetit djalin e tij

Zv/kryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Nismës për Kosovën e ka rehatuar djalin e tij, Durimin, me të ardh në pushtet partia e tij.

Durimi ka marrë postë të lartë politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e cila udhëhiqet nga Bajram Hasani i Nismës për Kosovën.

Durim Limaj në këtë ministri është emëruar Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef i Kabinetit të Ministrit.

Durimi e ka marrë këtë pozitë më 7 dhjetor, pesë ditë më parë, derisa emri i tij tashmë figuron edhe në ueb-faqen e MTI-së.

Komentoni