KosovaToplajm

Familjarët e të zhdukurve paralajmërojnë protesta pas ndërprerjes së gërmimeve në Kizhevak

Familjarët e të zhdukurve në luftën e Kosovës janë duke shqyrtuar mundësinë e protestës pas njoftimit se gërmimet në Kizhevak të Serbisë janë ndërprerë sërish, të premten. Në këtë lokacion dyshohet se janë varrosur shumë shqiptarë të vrarë nga forcat serbe, në vitin 1999.

Bajram Qerkinaj nga shoqata “Zëri i prindërve” ka thënë se familjarët janë lodhur me veprimet e palës serbe, shkruan sot Koha Ditore.

“Duam të dimë se a po i marrin këto gjëra serioze vendorët dhe ndërkombëtarët. Apo janë duke na detyruar ne familjarëve të ndërmarrim hapa tjerë duke dalë në protesta jo të zakonshme”, ka thënë ai. Sipas tij, serbët po vazhdojnë të tallen dhe të abuzojnë me tragjedinë e tyre, madje me qëllim të përfitimit material.

Komentoni