Ekonomi

Fahri Gashi U.D. i Drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës

Me vendim (44/2016) të kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës z. Fahri Gashi.

Gashi do të mbajë këtë pozitë deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm sipas Kodit të Doganor.

Ushtruesi i detyrës është oficer karriere me përvojë mbi 15 vite në Doganën e Kosovës ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, derisa para emërimit ishte udhëheqës rajonal i  drejtorisë së regjionit të Podujevës. /KI/

Komentoni