Lajme

Evropianët që zgjedhin islamin mistik

“Emri im”, thotë zonja, e mbuluar me një shami koke deri në majat e gishtërinjve të këmbëve të zbuluar nga një palë sandale me ngjyrë rozë dhe vjollcë, “është Bahria, që do të thotë ‘oqean i bukurisë dhe i mëshirës’ nga arabishtja. Mirëserdhët në shkollën time”.

Çaji hidhet në gotë, ëmbëlsirat shërbehen dhe të gjithë ulen në një tryezë, nën hijen e një lisi ulliri më se 100- vjeçar në kopshtin e shkollës së saj të vogël në Montessori, për të biseduar rreth sufizmit, degës mistike të islamit, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Por kjo ngjarje nuk zhvillohet në një shtet mysliman. Lokacioni i kësaj shkolle është në jug të Spanjës katolike.

Qytet i çudirave

Órgiva, qytet rreth 60 kilometra në juglindje të Granadas, është një vend i jashtëzakonshëm.

Popullatën e këtij qyteti të vogël mezi se e përbëjnë rreth 6.000 banorë, por çuditërisht, në këtë vend jetojnë plot 68 kombësi, ndërsa më se i theksuar është edhe komuniteti budist dhe kampi i njerëzve të komunitetit “Ylber” (grup ky i njerëzve që i përkushtohen parimit të mos përdorimit të dhunës dhe egalitarizmit), të quajtur Beneficio.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*