Sport

Euroleague nis me fitore për Real Madridin

Euroleague e basketbollit nisi me një fitore për Realin e Madridit që mposhti brenda në Stamboll Anadolou Efes me rezultatin 88-74 duke treguar që në fillim një formë shumë të mirë, sidomos talenti slloven Luka Doncic. 18 vjecari ishte i papërmbajtshëm mbi parket teksa shënoi për herë të parë në karrierë 27 pikë për të tijtë, ndërsa 16 të tjera i shtoi Gustavo Ayon.

Për më tepër Doncic realizoi dhe 3 nga 6 përpjekje të tij nga vija për 3 duke ndihmuar në momente kyce ekipin.

CSKA e Moskës u konfirmua si e pakalueshme në shtëpi, ku regjistroi fitoren e 10 radhazi pasi mundi italianët e Armani Olimpia Milano me rezultatin 93-84 me Higgins që shënoi 21 pikë në total, ndërsa debutuesi Rodriguez e mbylli takimin me 20 pikë.

Nuk zhgënjyen as finalistët e vjetshëm të Olympiacos që mundën 75-64 Basconian, me Printezis që ishte realizuesi më i mirë i të tij me 17 pikë në total.

Sfida më e luftuar ishte ajo mes Fenerbahces dhe Unicaja Malagas, me spanjollët që fituan me vetëm 1 pikë diferencë për shifrat përfundimtare 68-67. /ss/

Komentoni