ShowBiz

Është ndarë Shakira e Pique?! Futbollisti heq çdo dyshim (Video)

Për shumë kohë është diskutuar në mediat rozë ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique.

Por futbollisti ka hequr çdo dyshim me anë të një postimi në Instagram. Pasi mbrojtësi është pezulluar për ndeshjen me Jerusalemin, shfrytëzoi mundësi për të mbështetur dhe shoqëruar bashkëshorten e tij gjatë turneut të saj të ardhshëm evropian.

Në videon e postuar në Instastory 30-vjeçari i bën thirrje të gjithëve që të heshtin pasi Shakira po punon në backstage me këngët e saj.

Për shumë kohë është folur që çifti më i dashur nuk jeton më bashkë dhe se ishin në prag të divorcit, por kjo video ka sqaruar fansat dhe çdo dyshim është shuar, ata janë bashkë.

Komentoni