Lajme

Është e pa pranueshme kapitullimi para logjikës nënshtruese

Shkruan: Skënder MULLIQI

Shpesh dëgjohet konstatimi se “Se populli e ka udhëheqjen çfarë e meriton”. Bie pyetja logjike, a është ky konstatim i drejtë dhe pse nuk vlen për të gjithë popujt dhe shtetet një konstatim i tillë? Në shtetet e ish bllokut komunist popujt kanë jetuar keq, sepse iu kanë nënshtruar shtypjes, kurse në anën tjetër kemi pasur shtetet e sistemit kapitalist ku popujt kanë jetuar në demokraci duke bërë një jetë të mirë. Kemi gjermanët të cilët i ka ndarë muri i Berlinit në dy pjesë. Ata gjermanë të cilët kanë jetuar në sistemin komunist kanë jetuar shumë më keq në krahasim më vëllezërit e tyre të cilët kanë jetuar në sistemin e avancuar kapitalist. Kështu ka ndodhur edhe në vende tjera të botës. Nuk bëhet fjalë këtu për popuj meritor ose më pak meritor, por bëhet fjalë së në cilin sistem kanë jetuar ose jetojnë popujt. Ata të cilët i kanë pasur regjimet diktatoriale natyrisht së kanë jetuar shumë më keq. Që i njëjti popull ka mbetur nën sundimin e regjimeve diametralisht të kundërta faji nuk është i popullit, por luftërat e zhvilluara dhe sferat e ndikimit në botë kanë qenë të tilla. Gjermanët pas 40 viteve arritën të bashkohen, për dallim nga shumë shtete dhe shumë popuj të cilët nuk e kanë pasur ende mundësinë e bashkimit. Politikat e superfuqive i kanë ndryshuar hartat gjeografike në botë shpesh pa drejtësisht, duke i lënë popujt më gjuhë, kulturë dhe territor të përbashkët të jetojnë në shtete më të cilat nuk i lidhë asgjë, pos që janë fqinjë. Këtë fat të keq e patën edhe shqiptarët të cilët mbeten jashtë trungut të lashtë ilirik, më fajin e fuqive të mëdha të kohës. Kjo bëri që ata të sundohen edhe nga regjimet diktatoriale. Kosova dhe trojet tjera etnike mbeten nën sundimin e serbosllaveve. Edhe shqiptarët që jetuan në Shqipëri deri të shembja e komunizmit në Evropë ishin të detyruar të përjetojnë diktaturën. Nuk mund të themi së shqiptarët i merituan regjimet tiranike në trojet e tyre etnike. Nëse kjo tirani ua ka imponuar regjimet, nuk mund të konkludojmë edhe për fajin e popullit pse i kanë pranuar këto regjime diktatoriale. Rendi i ri botëror bëri të mundur shkëputjen nga komunizmi të shteteve të ish bllokut komunist. Proceset demokratike në Evrope por edhe në botë ishin të pandalshme. Edhe pse ka perënduar epoka e sundimtarëve të mënyrës klasike të sundimit, duket sikur janë zgjuar bukur shumë lugateritë e këtyre regjimeve. Kur jemi këtu neve natyrisht më shumë na intereson Kosova si shteti më i ri në Evropë. Duke u nda më luftë në vitin 1999 nga Serbia, kemi menduar së do të shkëputemi përgjithmonë edhe nga koha e diktaturës së egër komuniste. Për fatin tonë të keq, ende në kokat e këtyre sundimtarëve të Kosovës por edhe të Shqipërisë po mbretëron logjika e regjimit autokratik. Nëse dikur ka qenë kohë tjetër dhe rrethana tjera politike në Evropë dhe botë, sot kur kemi hapëruar në shekullin 21, nuk ka asnjë justifikim të kthimit tonë mbrapa. Duhet pranuar së kemi tendenca të hapura të kthimit të logjikës sundimtare më shtetin dhe masën. Regjimet aktuale në Kosovë dhe në Shqipëri fshehurazi por edhe haptazi më veprimet e veta, janë duke u shkëputur nga populli, duke ndërtuar shtet më shumë për vete. Janë duke sunduar duke u thirrur në emër të popullit. Tash në këtë kohë dhe në këto rrethana politike është e pa pranushme logjika nënshtruese. Edhe mund të vjen në shprehje thënia së ‘çfarë është populli të tillë e ka udhëheqjen’, kur dihet së janë të gjitha mundësit e demantimit të një teze të tillë politike. Unë ende shumë besojë së nuk do të pranohet një konstatim i tillë. Shqiptarët historikisht ditën ta ruajnë dhe ta mbrojnë qenien e tyre kombëtare. Nuk justifikohet gjendja e keqe politike dhe e rrjedhave ekonomike pas 17 viteve. Ka qenë e logjikshme që pas luftës duhet durim dhe përmbajt sepse vendi ka qenë i shkatërruar nga lufta. Por, 17 vite dhe ende nuk i shihet fundi këtyre marrëzive, kjo nuk justifikohet. Sikur në shqiptarët gjithmonë patëm, fatin e keq që të na dalin përpara të pa dijshmit, të pa ndërgjegjshmit dhe të pa moralët politik. U treguan lakmitarë i të mirave materiale, duke lënë anash interesin e përgjithshëm. Madje, shumë prej tyre akuzohen së kanë bërë krime, së për korrupsion veç është bërë e ditur kjo punë. Patëm gjatë këtyre viteve edhe vrasje të motivuara politikisht të cilat kurrë deri më tash nuk u zbardhën së pari nga administrata mamute e UMNIK-ut, nuk u zbuluan as nga EULEX-i, dhe as nga organet tona shtetërore. Kjo tregon së sa jemi larg të bërit shtet funksional dhe shtet ligjor. Në këtë konglomerat të dobët politik, natyrisht së vijnë edhe në shprehje krizat e ndryshme. Edhe mos transparenca është indikatori i keq i gjendjes së krijuar. Sikur që nga fillimi të kishim pasur transparencë nuk do ta kishin një situatë të tillë jo të volitshme politike. Lëshimet që prekin statusin politik të Kosovës filluan më të madhe nga Fusnota, pastaj marrëveshjet të cilave kurrë nuk iu përmbajt Serbia, lëshimet më Asociacionin e komunave Serbe më kompetenca vendimmarrëse deri të loja më kufijtë shtetëror. Kur gjithë kësaj ia shtojmë gjendjen e dobët ekonomike dhe sociale, mund të konstatojmë më të drejtë së kjo kastë politike moti ka rënë në provim.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*