Kosova

Erseka Hasanaj zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas në Mitrovicë

Nën intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, në prani të qindra grave dega e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë ka mbajtur Kuvendin e Zgjedhor të Forumit të Gruas.

Karakteristikë e këtij Kuvendi ishte pjesëmarrja masovike e grave mitrovicase, të cilat kishin ardhur për ta ndejkur nga afër Kuvendin Zgjodhor të Forumit të degës.

Kuvendin me praninë e tyre e nderuan edhe koordinatori i zgjedhjeve në nivel qendror z.Vesel Makolli, sekretarja organizative e partisë znj.Rejhan Vuniqi, kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, z.Agim Bahtiri, koordinatorja e Forumit të Gruas ne nivel qendror, znj.Mirlindë Gashi, koordinatori i degës së AKR-së në Mitrovicë z. Jeton Ujkani, koordinator i AKR-së në Ferizaj z.Labinot Tahiri dhe shumë mysafirë të tjerë nga jeta akademike dhe kulturore e Mitrovicës.  

Kuvendi i Forumit të Gruas, më pas i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 379 delegateve, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas së degës së AKR-së në Mitrovicë, u zgjodh znj.Erseka Hasanaj.

Duke i falenderuar delegatet dhe të gjithë të pranimishmit, kryetarja e sapo zgjedhur ka thënë se me qeverisjen e AKR-së, do të ketë mirëqenie ekonomike dhe barazi për gratë.

Në emër të presidentit të AKR-së, z.Behgjet Pacolli, Kuvendin e përshëndeti koordinatori i zgjedhjeve në parti z.Vesel Makolli, i cili tha se me AKR-në në krye të vendit, pozita e gruas nuk do të jetë dekorative por vendimmarrëse. Ai poashtu e përmendi faktin se Aleanca Kosova e Re ka koncept perendimor pasi që është bashkëpunuese me partitë liberale simotra në BE. “Kush nuk ka përkrahjen e grave, nuk do të këtë sukses, burri bëhet njeri vetëm nëpërmjet gruas” ka shtuar Makolli.

Duke i dhënë mbështetje të fuqishme Forumit të Gruas, Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, z.Agim Bahtiri, i cili deklaroi se nën udhëheqjen e AKR-së, Mitrovica po arrin zhvillimin ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Të pranishmet i përshëndeti koordinatorja e Forumit të Gruas në nivel qendror znj.Mirlindë Gashi, e cila dekalaroi se Forumi i Gruas është nder shtyllat kryesore të partisë. “Ne jemi ato që do të bëjmë ndryshimin pozitiv për të mirën e vendit”, ka thënë ajo.

Më pas Kuvendi zgjodhi edhe nënkrytaret Diana Pllana dhe Hana Rushiti, sekretaren Albana Fejza, si dhe kryesinë e Forumit të degës të përbërë prej 11 anëtareve. /KI/

Komentoni