Sport

Eros Grezda shpërblen De Biasin, dy gola pas ftesës

Gianni De Biasi merr sinjale pozitive nga sulmues më i ri i Kombëtares vetëm pak orë pas publikimit të listës për dy ndeshjet e radhës.

Është talenti Eros Grezda ai që ka shpërthyer në gola pas zyrtarizimit të emrit të tij në listën kuqezi për herë të parë. Sulmuesi shqiptar ka realizuar dy gola në ndeshjen që Lokomotiva e Zagrebit fitoi me rezultatin 2-0 ndaj RNK Splitit.

Grezda ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës, duke konfirmuar momentin pozitiv që solli edhe thirrjen e tij në Kombëtaren e Parë nga trajneri De Biasi i cili e ka monitoruar nga afër talentin shqiptar. Vetë lojtari përshkroi emocionet e tij për golat dhe grumbullimin në Kombëtare, përmes një postimi në Facebook ku shkruan: Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin tim të fitonte, duke ia dedikuar golat Kombëtares.

Ndërkohë, në Rusi, Trek Grozni ku militojnë Roshi e Balaj ka arritur një sukses të rëndësishëm falë kontributit të dhënë nga dy lojtarët kuqezi. Skuadra nga Çeçenia kaloi 2-1 Gazovik Orenburg. Ishte sulmuesi shkodran që zhbllokoi rezultatin në minutën e 25 falë asistit të dhuruar nga Roshi. Në minutën e 53, sulmuesi fierak u ndëshkua edhe me karton të verdhë ndërsa Terek Grozni arriti një fitore që e ngjit përkohësisht në vendin e 5 të klasifikimit.

Komentoni