Rajoni

Erdogan në Novi Pazar: Ky është atdheu im

“Novi Pazari është atdheu im. Lumturia juaj është lumturia jonë, dhimbja juaj është dhimbja jonë”.

Kështu ka deklaruar Presidenti turk, Recep Tayp Erdogan gjatë vizitës së tij në Novi Pazar.

Ai mes tjerash theksoi se Turqia dhe rajoni i Sanxhakut kanë marrëdhënie të veçanta, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq gjatë kësaj vizite u takuan me kryetarët e komunave të Novi Pazarit, Rashkës, Kraljevës, Sjenicës, Tutinit, Prijepoljes, Nova Varosit dhe Pribojit,.

Para këtij takimi, një numër i madh qytetarësh i pritën dy presidentë.

Me këtë rast, ky qytet është zbukuruar me billborde me figurën e Erdoganit, flamuj të Serbisë, Turqisë dhe boshnjakë.

Komentoni