Bota

Erdogan: Do të luftojmë kurdët dhe IS-in

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u zotua se do të luftojë milicitë kurde në Siri njësoj si militantët e Shtetit Islamik.

Duke folur në Gaziantep, ku nga një sulm, më 20 gusht, janë vrarë mbi 50 veta, Erdogan tha se “operacionet kundër organizatave terroriste do të vazhdojnë deri në fund”.

Turqia ka nisur javën e kaluar ofensivën në veri të Sirisë kundër Shtetit Islamik dhe milicive kurde.

Të dielën është raportuar për së paku 25 persona të vrarë nga sulmet ajrore turke.

Komentoni