ShowBiz

Era Istrefi performon në Londër, mahnit publikun

Super-ylli botëror nga Prishtina, Era Istrefi, ka performuar mbrëmë në Londër, në koncertin e njohur atje “Sink The Pink”.

Ajo ka zgjedhur që të perfomojë këngën “One Dance” të reperit të njohur amerikan Drake, dhe siç mund të shohim nga videoja të cilën këngëtarja e ka postuar në Instagram, ajo ka mahnitur publikun, transmeton Koha.net.

Këngëtarja e hitit “Bonbon”, i cili ka mbledhur mbi 150 milionë klikime në Youtube, në fillim të këtij muaji ka konfirmuar ekskluzivisht për një medium ndërkombëtar se do të rikthehet në skenë me një projekt të ri. Ajo ka thënë se ka frikë se a do të pëlqehet apo jo kënga e saj e re dhe se e pret me padurim lansimin e këngës së re.

Komentoni