Lajme

Emini dhe Apostolova biseduan për integrimet evropiane

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, takoi sot udhëheqësen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e uroi për detyrën e re.

Fillimisht, kryetarja Emini, e njoftoi znj. Apostolova lidhur me punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Komisioni që ajo udhëheqë, si dhe angazhimet e parapara në agjendën e Komisionit lidhur me integrimet evropiane.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Apostolova, ndërkaq, nga ana e saj, e  falënderoi për mundësin e realizimit të takimit, duke e siguruar për vazhdimin e përkrahjes së Zyrës që ajo drejton. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*