ShowBiz

Eminemi kritikohet pas performancës në SNL

Reperi legjendar amerikan, Eminem, ka pranuar një mori kritikash pas performancës së tij në Saturday Night Live.

Shumë përdorues të rrjetit social Twitter nuk patën fjalë të mira për artistin nga Detroit.

Shumë nga ta sugjeruan që veterani mbështetej në lavdin e tij të së kaluarës për ta bërë për vete turmën, shkruan Daily Mail.

“Eminem po bën një performancë të makinës së kohës, dhe nuk e ndihmon faktin që ai është i vjetër dhe i shterur”, shkruan një person me nofkën @terriblelucas.

“Do të doja që të kisha mudnësi t’i dërgoja mesazh vetes sime të klasës së shtatë dhe t’i thoja: ‘O Zot,  Eminem ende bën rep në 2017-tën dhe është i tmerrshëm”, shkruan një tjetër.

Komentoni