ShowBiz

Elton John ka vuajtur nga një infeksion “potencialisht vdekjeprurës”

Këngëtari i njohur britanik, Elton John, ka vuajtur nga një infeksion bakterial, “potencialisht vdekjeprurës”, që e ka detyruar të kalojë dy net në kujdesin intensiv dhe të anulojë koncertet në ShBA, tha menaxheri i tij.

Këngëtari është sëmurë javën e kaluar, në fund të një turneu në Amerikën Jugore, dhe është kthyer në Britani për trajtim urgjent.

Nëntë koncerte që është dashur të mbahen në Las Vegas dhe Kaliforni gjatë dy javëve të ardhshme, janë anuluar.

Në deklaratën e menaxherit të tij thuhet se infeksioni që ka vuajtur John është “i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurës”.

Ai nuk dha më shumë detaje.

Këngëtari 70 vjeç ka shitur mbi 200 milionë albume, duke u bërë njëri nga artistët më të suksesshëm i të gjitha kohërave.

Komentoni