ShowBiz

Elita shfaqet plot stil (Foto)

Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, konsiderohet me të drejtë një nga femrat më atraktive.

Ajo ka kohë që është distancuar nga jeta televizive, dhe për këtë ka arsye. Elita është në lidhje me reperin Gjiko dhe duhet t’i përkushtohet atij.

Për format e prezantueses shkruajnë edhe mediat e rajonit (Instagram)

Vet prezantuesja dhe reperi atraktiv gjithmonë shihen bashkë. Në qytet, apo edhe në rrjetet sociale, ata nuk e fshehin dashurinë e tyre.

Së fundmi, ata kanë preferuar që të qëndrojnë për një kohë jashtë vendit. Dhe, natyrisht se Elita nuk ka fshehur entuziazmin për këtë.

Bukuroshja u shfaq me një xhemper dhe minifund ngjryë të njëjtë, teksa kombinimit të saj i ka shtuar akcesorë ngjyrë portokalli. Këpucët e saj janë ngjyrë vjollcë nga materiali i antilopit, që e bën atë të duket e veçantë.

“Jeto jetë shumë ngjyrëshe”, është përshkrimi i Elitës në këtë foto mjaft me stil.

Elita Rudi ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin e saj në televizion. Ajo ka drejtuar një nga emisionet më të shikuara në TV Dukagjini, por mbetet të shihet nëse do të vazhdojë bashkëpunimin me top televizionin.

Ndryshe Elita Rudi njihet edhe si aktiviste për ruajtjen e kafshëve dhe mos cenimit të tyre. Ajo ka shoqëruar në pothuajse të gjitha koncertet e verës të dashurin e saj, Gjikon.

/Telegrafi/

Komentoni