ShowBiz

Elisabeta II dhe princi Filip festojnë 70 vjetorin e martesës

Ai është shkëmbi i saj. Ai pohon se nuk do t’a braktisë për asnjë moment mbretëreshën. Më 20 nëntor, Elisabeta II dhe princi Filip do të festojnë 70 vjetorin e martesës.

Atë ditë, ata do të përkujtojnë përvjetorin e platinit, ku do i bashkohen një grupi personash mjaft të kufizuar. Mbretëresha, e cila i shkruan një kartolinë të personalizuar çifteve që festojnë 70 vjetorin e martesës, dërgoi 1 407 mesazhe urime vitin e kaluar.

Megjithatë asnjë ngjarje nuk është parashikuar për të festuar këtë ditë të madhe, dhe se bashkëshortët do të qëndrojnë në familje, njoftoi për median një zëdhënës i pallatit të Buckingham. Këmbanat e manastirit në Westminster, ku ata u bashkuan, do të bien në orën 13:00 GMT në formë kujtese dhe nderimi.

Në shtatë dekada martesë, çifti mbretëror pati katër fëmijë, tetë nipër dhe pesë stërnipër, i gjashti në numër dhe i treti për William dhe Kate pritet të lindë në muajin prill.

Në moshën 96 vjeçare, princi Filip u tërhoq këtë verë nga angazhimet zyrtare . Aktualisht ai po shijon kohën e lirë për të lexuar dhe pikturuar.

Nga ana e saj, mbretëresha 91 vjeçare, po ia beson ngadalë funksionet djalit të saj Charles, 69 vjeç.

Komentoni