Sport

Eliminohet Hajvalia

Pas barazimit 1 me 1 me PAOK-un, klubi i futbollit për femra Hajvalia ka pësuar në fund nga Apollon Limasso i Qipros në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Një gol i Cuschieritnë minutën e 89-të i ka mjaftuar ekipit qipriot për të siguruar kalimin në fazën tjetër dhe për të eliminuar klubin kosovar.

Apolloni tani kalon tutje pasi ka gjashtë pikë në Grupin 1, katër më shumë se PAOK-u që është i dyti. Hajvalia e Klaskviku kanë nga një, me një ndeshje të mbetur deri në fund. Vetëm pozita e parë shkon tutje, e që në Grupin 1 tash është siguruar nga Apolloni.

Komentoni