Lajme

Elezaj- Abrashit: Nuk mund t`i ndalësh pagesat për veteranë

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të luftës se UÇK-së, Smajl Elezi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që mos t`i ndalojë pagesat për veteranët e luftës.

Deklaratat e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, se numri i madh i veteranëve të UÇK-së, po rrezikon prishjen e marrëveshjes FMN dhe MCC nuk është pritur aspak mirë nga përfaqësuesit e veteranëve të luftës.

Smajl Elezi, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të luftës se UÇK-së, duke e komentuar deklaratën e ministrit Abrashi se lista e veteranëve do të zvogëlohet në masë të madhe, ka thënë se ai më këto deklarata të pamatura dhe të këqija për veteranët e luftës, po synon ë përfitojë simpatinë e drejtuesve të LDK-së, për ta kandiduar për kryetar të Prishtinës.

“Ministri Abrashi don më kandidu për kryetar të Prishtinës, e sigurisht për më fitu simpati në LDK duhet më dhënë deklarata ta pamatura dhe të këqija për veteranët e luftës, sepse LDK ka pak veteran të luftës”, ka thënë Elezi për Indeksonline.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, qe me anë të mekanizmave ligjor të verifikoj numrin e veteranëve të luftës. Por, pagesat sipas tij, Qeveria nuk guxon t’i ndalë.

“Le ta krijojnë një komision “Ad Hoc” dhe le ta verifikojnë këtë proces, nëse dyshojnë për fryrje të listave. Por, më i ndalu pagesat për veteranët nuk bënë kurrsesi”, ka shtuar Elezi.

Udhëzimi administrativ, sipas tij, është i qartë se pa  marrë parasysh pozitën që mund ta ketë Qeveria është e detyruar t’i bëjë pagesat për veteranët.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*