Video

Elefanti bllokon trafikun, ja arsyeja (Foto-Video)

Video e një elefanti që vjedh një deng  kashte në një kamion duke bllokuar trafikun është bërë virale në internet.

Shoferi i kamionit ndërsa po kalonte në një rrugë në Parkun Kombëtar Khao Yai, Tajlandë kuptoi që diçka nuk shkonte kur një elefant e ndaloi.

Elefanti kishte zgjedhur pikërisht momentin e duhur për të dalë në rrugë dhe sapo shoferi ndaloi nuk humbi kohë duke i vjedhur një deng kashte.

E ndërsa elefanti luante me ushqimin e tij, kamioni së bashku me shumë makina të bllokuara  në rrugë u larguan me kujdes.

Komentoni