Rajoni

Ekzekutohet një shqiptar në Monza të Italisë

Një 24 vjecarë shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri para një lokali në komunën e Brianzas në provincën e Milanos në Itali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës (15 shtator 2017).

24 vjecari shqiptar ka mbërritur i plagosur në spitalin e Desios (Monza) i shoqëruar nga një mik i tij shqiptar. Shqiptari kishte marrë dy plumba në brinjë të cilat i kanë shkaktuar dhe vdekjen.

Sipas rrëfimit të mikut të tij 24 vjecari është qëlluar ndërsa ata ndodheshin në makinë para një lokali të natës në Brianza. Një makinë tjetër i është afruar duke i hapur zjarr me shënjestër 24 vjecarin e duke u larguar më pas me shpejtësi.

Sipas hetimeve  të para të policisë dy shqiptarët nuk janë të skeduar e nuk njihen të jenë përfshirë më parë me botën e krimit.

Policia e Milanos po heton mbi zbardhjen e ngjarjes.

Komentoni