Sport

Eksperiment i suksesshëm i Panuccit, Shqipëria mposht Turqinë

Shqipëria ka arritur të marrë fitore, në miqësoren e parë të saj, nën drejtimin e Panuccit. Kombëtarja kuqezi ka mposhtur Turqinë, me rezultatin 2-3, në sfidën e luajtur në Antalia. Armando Sadiku ishte heroi i sfidës, me 2 golat e shënuar, ndërsa vlen të theksohet se kuqezinjtë luajtën për më tepër se 50 minuta me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Ledian Memushaj.

Pjesa e pare ka përfunduar me kryesimin e Shqipërisë 0-2, pas dygolëshit të Sadikut. Kombëtarja e Panuccit funksionon më së miri, teksa u mbrojt mjaft mirë dhe kundërsulmoi rrezikshëm, duke gjetur golin 2 herë. Për t’u veçuar edhe kombinimi perfekt i dyshes Roshi-Sadiku, me të parin që ka asistuar 2 herë dhe sulmuesin elbasanas që ka dërguar topin në rrjetë. E vetmja notë negative në këtë 45-minutësh, është kartoni i kuq i Memushajt, pas ndëshkimit me 2 të verdhë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Turqia gjen menjëherë golin, me anë të sulmuesit të Romës, Under, por vetëm pak minuta më pas, Shqipëria shënon me anë të Grezdës dhe çon rezultatin 1-3. Vendasit shfrytëzojnë epërsinë numerike dhe hidhen në sulm, ndërsa në minutën e 60’, ngushtojnë edhe një herë diferencën e golave, me anë të mesfushorit Akbaba.

Minutat në vijim sjellin disa sulme sporadike të vendasve, ndërsa Shqipëria e Panuccit mundohet të mbajë sa më shumë topin dhe të ulë ritmin. Zëvendësimet e shumta të të dy trajnerëve , krijojnë një konfuzion në lojë dhe asnjë skuadër nuk arrin të krijojë më raste të rrezikshme.

Përfundon me fitore miqësorja e parë e Panuccit, ndërsa eksperimenti i tij mund të themi se rezultoi i suksesshëm, të paktën deri në minutën e 42-të, kur ishim me forca të barabarta në fushë. Paraqitje mjaft të mirë dhuroi edhe i rikthyeri Sabien Lilaj, që për 85 minuta ishte një pikë referimi në mesfushën e Shqipërisë. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe dy risitë e grumbullimit të Panuccit, Astrit Ajdareviç dhe Kamer Qaka, por për vetë situatën e lojës, në kohën kur u aktivizuan, ishte e pamundur të krijoje një ide më të qartë për cilësinë e tyre.

60′ – Rihapet sërish sfida në Antalia, teksa Turqia shënon me atë të Akbaba. 3 gola dhe shumë raste, bënë vetëm 15 minuta, në këtë pjesë të dytë.

55’ – Eros Grezda. Shqipëria shënon golin e 3-të, me anë të futbollistit gjakovar. Sadiku kontrollon bukur një top në zonë dhe tenton goditjen, por ndalet me faull nga një mbrojtës turk, gjithsesi aksioni vazhdohet nga Grezda, që godet nga një pozicion i vështirë dhe dërgon topin në rrjetë.

47’ – Turqia shkurton diferencën. Skuadra turke e nis menjëherë me gol pjesën e dytë, teksa shënon me anë të mesfushorit të Romës, Under, pas një topi të ardhur nga e djathta e mbrojtjes tonë.

– Përfundon pjesa e parë, me Shqipërinë që kryeson 0-2, në Antalia, ndaj Turqisë vendase. Kombëtarja e Panuccit funksionon më së miri, teksa u mbrojt mjaft mirë dhe kundërsulmoi rrezikshëm, duke gjetur golin 2 herë. Për t’u veçuar edhe kombinimi perfekt i dyshes Roshi-Sadiku, me të parin që ka asistuar 2 herë dhe sulmuesin elbasanas që ka dërguar topin në rrjetë. E vetmja notë negative në këtë 45-minutësh, është kartoni i kuq i Memushajt, pas ndëshkimit me 2 të verdhë.

38’ – 2-0. Sërish kroson Roshi dhe sërish shënon Sadiku. Këtë herë bomberi elbasanas godet me kokë dhe mposht për herë të 2-të portierin turk.

24– Një shpërthim i Odise Roshit nga e djathta e sulmit finalizohet nga Armando Sadiku i cili i lirë në qëndër të zonës godet saktë dhe mposht Babaçan për avantazhin e kuqezinjëve

22– Berisha sërish deçiziv arrin të ndali me një superpritje Tosun

17– Berisha reagon në mënyrë perfekte duke ndalur një goditje të rrezikshme të sulmuesit vendas Cenk Tosun

13– Goditja e Grezdës nga larg devijohet nga një mbrojtës turk në këndore

10– Tosun provon nga distanca por pret pa vështirësi Berisha

6- Shqipëria e nis më mirë, ka kontrollin e topit për pjesën më të madhe të kohë

Asnjë ndryshim në formacionin zyrtar të Shqipërisë në miqësoren ndaj Turqisë nga ai që kishte publikuar Supersport një ditë më parë. Veseli ka fituar balotazhin me Ajetin në qëndër të mbrojtjes ndërsa trajneri Panucci i ka dhënë një fanellë titullari edhe Sabien Lilajt në qëndër të mesfushës. Në sulm i vetëm do të jetë Armando Sadiku i mbështetur nga Roshi e Grezda nga krahët.

Turqia: Babaçan, Jardimçi, Aziz, Sojunçu, Turan, Jukuslu, Ozjakup, Çalhanoglu, Under, Karaman, Tosun.

Shqipëria:(4-1-4-1): Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Lenjani, Lilaj, Roshi, Xhaka, Memushaj, Grezda, Sadiku.

Komentoni