Lajme

Edhe në Zvicër ka abuzim me kafshë

Konfederata ka paguar rreth 2.8 miliardë franga të pagesave të drejtpërdrejta në vitin e kaluar për 46.000 ferma, shkruan “Sonntagszeitung”.

Në 16% të rasteve inspektorët e kontrollit kanë identifikuar mangësi. Pra, një nga gjashtë sektorë bujqësorë të subvencionuar shfaq mangësi të theksuara, raporton albinfo.ch. Duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për një total prej 7230 fermash.

Sipas Zyrës Federale të Bujqësisë, në 10% të rasteve kemi të bëjmë me shkelje të rënda kundër mirëqenies së kafshëve ose kundër legjislacionit mjedisor. Për pjesën tjetër, kemi të bëjmë vetëm me cikërrima.

Shoqata Mbrojtja e kafshëve zvicerane (SAP) ka bërë, nga ana e saj, një tjetër vëzhgim: ajo vlerëson se 25% e rasteve përfshijnë abuzimin e kafshëve.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*