Kosova

EBU dënon sulmin ndaj Radio Televizionit të Kosovës

EBU ka dënuar ashpër sulmin me granatë ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), natën e kaluar.

Drejtori i Përgjithshëm i EBU-së Ingrid Deltenre, ka thënë se sulmet fizike dhe kërcënimet ndaj mediave dhe gazetarëve janë të papranueshme në një shoqëri demokratike.

“Sulmet fizike dhe kërcënimet ndaj mediave dhe gazetarëve janë të papranueshme në një shoqëri demokratike. RTK-ja është një institucion i pavarur publik në shërbim të tërë shoqërisë dhe duhet të lihet të bëjë punën e saj të rëndësishme të lirë nga frika dhe frikësimi”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i EBU Ingrid Deltenre.

EBU i bën thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse për të hetuar rastin në mënyrë të rregullt dhe në kohë dhe për të sjellë autorët para drejtësisë.

Komentoni