Kosova

Dyshime për mjet shpërthyes në shtëpinë e drejtorit të Postës së Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në shtëpinë e drejtorit ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, dyshohet se ka një mjet shpërthyes.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Policia ka marr një informacioni se në një shtëpi në lagjen Arbëria në Prishtinë dyshohet për një mjete shpërthyes”, tha Borovci. Sipas tij, policia është në vendin e ngjarjes dhe po bën ekzaminimet e nevojshme.

Shtëpia e Sejdi Hoxhës ndodhet në afërsi të Komunës së Prishtinës, në lagjen Arbëria.

Komentoni