Hi Tech

Dy të rinj nga Podujeva e kanë aktivizuar rrjetin e tyre social: Notifiedpeoples.com (Foto)

Endrit Rudari dhe Egzon Llapashtica, dy të rinj nga Podujeva të cilët më herët kanë paralajmëruar se do ta hapin rrjetin e tyre social, ata këtë gjë e kanë bërë realitet. Nga tani e tutje rrjeti i tyre social është aktivizuar.

Endriti dhe Egzoni i kanë ftuar të gjithë të interesuarit, të regjistrohen në rrjetin social, notifiedpeoples.com, për të komunikuar me miqtë e tyre të anëtarësuar në këtë rrjet.

Ata ftojnë për një përdorim masiv të këtij rrjeti social, në rend të parë nga shqiptarët. E kur të jetë shpërndarë gjithandej nëpër botë, “Notifiedpeoples” do njihet si i krijuar nga shqiptarët. /KI/

rrjeti social

Komentoni