Lajme

Dy fëmijë qëllohen me armë në një shkollë në Karolinën e Jugut

Dy fëmijë dhe një mësues janë plagosur nga të shtënat në një shkollë fillore në Townville, Karolinën e Jugut, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Një i dyshuar adoleshent është në paraburgim, dhe policia thotë se të gjithë fëmijët tani janë të sigurt. Nxënësit janë zhvendosur në një kishë aty pranë.

Të shtënat filluan në orën 12:00 sipas kohë lokale (17:00) në shkollën fillore në Townville, e cila është shtëpi për 286 nxënës, sipas mediave vendase.

Zyrtarët lokalë thonë se lëndimet e fëmijëve nuk janë të rrezikshme për jetën.

Të dy fëmijët viktimat u transportuan në spital me helikopter.

Zyrtarët po hetojnë edhe zbulimin e një trupi të vdekur, që ishte gjetur 1.5 milje (2.4 km) larg nga shkolla.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*