KosovaToplajm

Dy alternativat e opozitës për Marrëveshjen e demarkacionit

Konsensusi i synuar mes pozitës dhe opozitës për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi është vështirë i arritshëm.

Me iniciativë të Naim Rashitit, analist në Grupin Ballkanik të Politikave, ka disa ditë që partitë në pushtet dhe opozita po diskutojnë në takime të mbyllura, gjetjen e një zgjidhjeje për demarkacionin. Por deri më tani nuk ka ndryshim pozicionesh, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria nuk ka dhënë sinjale se do të tërhiqet nga versioni aktual i marrëveshjes, ndërkaq opozita kërkon kthimin e procesit në pikën zero. Diskutimet pritet të finalizohen gjatë kësaj jave me draftimin e një dokumenti dhe organizimin e një takimi mes liderëve të partive politike.

Pjesëmarrës opozitarë në këtë tryezë kanë thënë se qeveria është ajo që duhet t’i hapë rrugë zhbllokimit të situatës për Marrëveshjen e demarkacionit. Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, i ka thënë gazetës se qeveria i ka dy opsione për ta rrëzuar marrëveshjen. Opozita, sipas tij, ka treguar gatishmëri që të punojë së bashku me pozitën në funksion të arritjes së një zgjidhjeje të përbashkët.

Komentoni