Rajoni

Durrës: Bien nga ashensori, adoleshenti vdes, punonjësi në gjendje të rëndë

Në qytetin e Durrësit ka ndodhur në dje një ngjarje e rëndë, ku një adoleshent ka humbur jetën, kurse një burrë ndodhet në spital.

Burime nga policia lokale kanë thënë se dje, rreth orës 14:00 në lagjen Nr. 14 në Shkozet të Durrësit, tek firma e këpucëve, duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash i riu 15 vjeçar, me banim në Durrës, i cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja.

Ndërkohë, 44-vjeçari me banim në Rrashbull të Durrësit, punëtorë pranë kësaj firme, ka shkuar për ta ndihmuar adoleshentin dhe në tentativë për t’i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit.

Për pasojë 15-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa punëtori ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Lënda rreth këtij aksidenti ka kaluar tek Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Komentoni