Lajme

Durmishi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Malit të Zi

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në pallatin presidencial, që është edhe seli e vjetër mbretërore, ku tradicionalisht bëhet dorëzimi i letrave kredencialeve nga ambasadorët e akredituar në Mal të Zi.

Në bisedën e zhvilluar pas ceremonisë, presidenti Vujanoviq i ka uruar mirëseardhje në Mal të Zi, ambasadorit Durmishi, duke e siguruar se do ta gëzojë përkrahjen e nevojshme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me të dhe me stafin e Presidencës për realizim të misionit dhe për bashkëpunimin e dy vendeve tona. 

Presidenti Vujanoviq ka vlerësuar se Mali i Zi dhe Kosova kanë bashkëpunimin të mirë por është në interes të dy vendeve që të identifikohen edhe mundësi e fusha të reja si dhe të forcohet dinamika e bashkëpunimit.

Nga ana tjetër ambasadori Durmishi, duke falënderuar për pritjen dhe ceremoninë e organizuar, e ka përgëzuar presidentin Vujanoviq për sukseset që ka shënuar Mal i Zi gjatë dhjetë vjetëve të pavarësisë, duke veçuar sidomos progresin drejt NATOS-së dhe BE-së.

Durmishi e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar nga Mali i Zi që nga akti i njohjes dhe mbështetja e vazhdueshme ne proceset e konsolidimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Ambasadori Durmishi ka theksuar se “bashkëpunimi bilateral ka edhe rëndësinë e veçantë të kontributit për integrimet rajonale e evropiane, që është prioritet në të dy vendet. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*