Lajme

Duda Balje për gjashtë muaj kaloi 26 mijë kilometra në udhëtime zyrtare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar 6+, Duda Balje, po del të jetë kampione e udhëtimeve zyrtare.

Ajo në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka kaluar 25 mijë e 799 kilometra me 2 mijë e 965 litra derivate të harxhuara, raporton express.

Sipas të gjeturave të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit me automjete zyrtare kanë shpenzuar 8 mijë e 314 litra derivate dhe kanë kaluar 72 mijë e 756 kilometra.

Sipas këtij Instituti, distanca e përshkruar nga anëtarët e kryesisë është e përafërt me distancën që kërkohet për të udhëtuar dy herë rreth tokës e që është 40,076 kilometra.

Shpenzimet për servisim dhe sigurim të këtyre automjeteve për këtë periudhë janë në vlerë prej 5 mijë e 823.70 Euro

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*