Lajme

Dua Lipa po vazhdon turin aziatik, radhën e ka Indonezia (Foto)

Dua Lipa javë më parë perfomoi para publikut të shtetit portugez, duke bërë të ditur se është festivali i fundit që është paraqitur në kontinetin evropian.

Këngëtarja ka nisur një turne në shtetet e kontinentit të Azisë, ku ditë më parë perfomoi në Korenë e Jugut dhe Malajzi.

Por, Lipa tashmë gjendet në kryeqytetin indonezian të Xhakartës, ku do të mbajë koncertin e parë në këtë vend aziatik.

“Përshëndetje. Jam tejet e ngazëllyer për të parë sonte Jakarta! Koreja e Jugut dhe Kuala Lumpur ishin çmenduri për mua dhe tani më jam e gatshme për shfaqjen e ardhshme! Ju faleminderit që jeni kaq shumë argëtues”, ka shkruar Dua në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se gjatë muajit nëntor këngëtaren do ta shohim në turneun brazilian dhe argjentinas së bashku me bendin Coldplay.

Ndryshe, sot Dua ka arritur edhe një sukses duke u renditur në vendin e pestë të listës muzikore të Mbretërisë së Bashkuar në saje të këngës “New Rules”, i cili është shikuar mbi 93 milionë herë në YouTube.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*