ShowBiz

Dua Lipa nuk di të ndalet, fiton çmimin prestigjoz (Foto)

Nuk është më sekret që Dua Lipa ka pasur një vit të shumë të suksesshëm.

Këngëtarja jo vetëm që ka qenë në krye të klasifikime britanike duke thyer rekorde klikueshmërie më këngën e saj ‘New Rules, si edhe albumi i saj më i ri i titulluar ‘Dua Lipa’ është një nga më të suksesshmet deri tani.

Por tani ajo ka fituar çmimin ASCAP Vanguard Award për kontributin e saj në muzikë.

Çmimet ASCAP janë mbajtur çdo vit në ShBA dhe Britani të Madhe. Ceremonia e mbrëmjes së të hënës nderoi këngëtaren me çmimin prestigjioz.

Me gjithë suksesin e saj këtë vit, është e sigurt të thuhet se Dua është më shumë se e denjë për këtë çmim!

 

Komentoni