ShowBiz

Dua Lipa është zyrtarisht më e suksesshme se Ariana Grande dhe Rihanna

Ajo është zyrtarisht me e suksesshme se Ariana Grande dhe Rihanna, pa përmendur Beyonce dhe Taylor Swift. Ylli në ngjitje, Dua Lipa është emëruar artistja me e transmetuar e vitit 2017 në Britani, sipas statistikave të “Spotify”.

Artistja e ka luftuar për të thyer rekordet këtë vit por nga ana tjetër, Lipa, vetëm 22-vjeç, është tashmë zëri i vajzave të reja në Britani: e pavarur, tip i veçantë dhe e zonja për të përfaqësuar gjininë e saj.

Kënga saj e parë “Be the One” arriti vendin e 9-të dy vite më parë, duke kulmuar me 3 këngë në “Top 15” në shkurtin e këtij viti.

“Kjo gjë e bëri atë të dukej këngëtarja më e kërkuar e momentit”, ka thënë eksperit i klasifikimeve, James Masterton.

“Nuk është aspak rastësi që kënga e saj e radhës u shndërrua në nja nga projektet më të suksesshmin e saj”.

Lipa publikoi këngën e 5-të, “New Rules” të albumit të titulluar “Dua Lipa”, e cila, ashtu si dhe këngëtarja, u shndërrua dalëngadalë në qendër të vëmendjes, duke kryesuar klasifikimet botërore.

Top five female artists in the UK (5 artistet më të suksesshme në UK):

Dua Lipa
Rihanna
Ariana Grande
Taylor Swift
Beyonce

Komentoni