Sport

Drita e eliminoi Feronikelin, pa befasi në sfidat tjera

Janë zhvilluar tetë ndeshje në kuadër të rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Feronikelit, në njërën prej ndeshjeve më interesante të këtij rrethi, që u zhvillua në Gjilan, me rezultat 3:0. Golat për Dritën i shënuan Xhevdet Shabani, Kastriot Rexha dhe Leotrim Kryeziu.

Një ballafaqim interesant u zhvillua në kryeqytet, ku Prishtina arriti të shënojë fitore kundër Flamurtarit, me rezultat 3:2.

Rezultatet
Istogu – Vitia  2:0
Drita – Feronikeli   3:0
Besa – Trepça’89    0:4
Ulpiana – Drenica  1:5
Flamurtari – Prishtina     2:3
Kosova – Kika                4:1
Ramiz Sadiku – Vushtrria      1:6
Liria – KEK-u 4:1
Rahoveci – Galaksia, nuk u zhvillua
Vëllaznimi – Behari, nuk u zhvillua

Dje,
Gjilani – Rinia                4:1
Arbëria – Ratkoci, nuk u zhvillua

E enjte, 7 dhjetor
Ballkani – Trepça
Vllaznia – Llapi /Kosova.info/

Komentoni