Sport

Drin Llalloshi, vullnetari shqiptar në “Rio 2016”

Mijëra vullnetarë nga mbarë bota janë angazhuar për 2 javë në Rio de Janeiro, për ngjarjen më të madhe sportive në botë.

Të veshur me të verdha, ata kanë ndihmuar spektatorët, gazetarët e zyrtarët për t’u orientuar më mirë në Lojërat Olimpike.

Në mesin e tyre edhe Drin Llalloshi nga Prishtina, që ka disa vjet që jeton dhe studion në SHBA.

Llaloshi ka treguar për KOHA-n krenarinë që ka ndjerë pas interesimit të madh të vullnetarëve të tjerë për Kosovën, pas medaljes historike për Majlindën.

Pas javës së parë, Drini ishte promovuar në detyrë, për shkak të punës, dhe ka punuar në Stadiumin Olimpik ‘Enganhio’, ku kanë bërë garat e tyre Musa Hajdari e Vijona Kryeziu. Dhe, natyrisht Usain Bolt.

Komentoni