Kosova

Dreshaj: Natali Veliajt e Besarta Kastratit u hodhën barna neuropsikiatrik në ushqim

Avokati i Natali Veliajt, Ramë Dreshaj ka thënë për Insajderin se sot është kontaktuar nga klientja e tij e cila i ka treguar se në ushqim asaj dhe Besarta Kastratit, në burgun e Lipjanit u janë hedhur hapa “Neuropsikiatrik”.

“Në mënyrë permanente e kanë jetën në rrezik dhe sipas informatave që i kam ato nuk po lejohen nga stafi i burgut me thirr inspektorin e shërbimit korrektues, Muhamer Bikliqin, që të sqarohet në tërësi rasti”, tha Dreshaj.

Natali Veliaj është e dënuar me 12 vjet burgim për krim të organizuar dhe shpëlarje parash, burgun është duke e vuajtur në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Mirëpo Veliaj ka probleme shëndetësore me zemrën dhe ka hasur në vështirësi brenda Qendrës Korrektuese pasi që për një kohë nuk i është aprovon ushqimin e rekomanduar nga mjeku kardiolog.

Komentoni