Sport

Drenica e Besa fituan në shtëpi, Gjilani-Prishtina nuk dha fitues

Drenica ka shënuar fitore me rezultat bindës në kuadër të javës së 6-të në Vala Superligë, duke e mposhtur Flamurtarin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat 4:1. Serinë e golave për Drenicën e hapi Taulant Dajaku, në minutën e 10-të, derisa më pas dy gola në fund të pjesës së parë i shënoi Genc Hamiti (43’, 45’). Epërsinë në 4:0 e shtoi Hysen Tahiri, nga gjuajtja e lirë, derisa golin e vetëm për prishtinasit e shënoi kapiteni i drenicasve, Sami Geci, i cili shënoi në portën e gabuar.

Fitore para tifozëve të vet ka shënuar edhe Besa, e cila e ka mposhtur Lirinë në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, me rezultat 2:0. Golat për pejanët i shënuan Arbër Hoxhaj, në minutën e 22-të dhe Liridon Balaj, në minutën e 59-të. Ndërkohë, Gjilani e ka regjistruar barazimin e katërt, kësaj radhe në duel me Prishtinën, duke e mbyllur ndeshjen pa gola, 0:0.

 

Liga e Parë
KEK-u – Rahoveci  0:0
Fushë Kosova – Ferizaj   1:1
Ramiz Sadiku – Onix       0:3
Kika – Kosova (P)  1:0
Hajvalia – Ballkani 0:4

Liga e Dytë – Grupi A
Luftëtari – Ratkoci 3:3
Istogu – Rilindja e Kosovës       4:1

Liga e Dytë – Grupi B
Sharri – Dardana 4:2

Superliga Juniorët
Gjakova – vushtrria        0:3

Liga e Parë
Lidhja e Prizrenit – Ferizaj 0:3

Kadetët
Prishtina – Trepça’89 3:1
Besa – Gjilani 4:0
Llapi – Liria 1:1 /KI/

Komentoni