Lajme

Drejtuesit e PD-së vazhdojnë “luftën” me njëri-tjetrin

Drejtues të Partisë së Drejtësisë, tanimë të ndarë në dy grupe po mundohen t’i kundërpërgjigjen njëri-tjetrit. Derisa disa nënkryetarë dhe degë kanë caktuar datën e mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, pjesa tjetër ka marrë vendim që të mbajë zgjedhjet në degët të cilat kanë nënshkruar për Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

Edhe pse të dyja grupet thirren në emër të Këshillit drejtues të Partisë së Drejtësisë, pjesa e mbetur me Ferid Aganin ka dërguar një komunikatë për media ku thuhet se në funksion të tejkalimit të vështirësive aktuale, eliminimit të pengimit jostatutorë të punës së organeve qendrore të partisë nëpërmjet mospjesëmarrjes në mbledhje, si dhe sigurimit të shkallës optimale të unitetit brenda-partiak, Këshilli Drejtues dhe kryesia e PD-së vendosën që në pajtim statutin e partisë të thirrin Kuvendet e jashtëzakonshme zgjedhore të degëve, kryetarët e të cilave kanë nënshkruar kërkesën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të partisë pa mbajtjen e mbledhjeve paraprake të kryesive të degëve në pajtim me dispozitat statutore.

Njëkohësisht Këshilli Drejtues ka kërkuar nga degët e tjera të partisë mbajtjen e Kuvendeve të rregullta të punës, në funksion të sigurimit të pjesëmarrjes aktive të të gjitha strukturave partiake në zbatimin e obligimeve programore dhe statutore, si dhe sigurimin e unitetit dhe integritetit të plotë politik dhe organizativ të partisë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*