Lajme

Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim i KE-së viziton Kosovën

Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, do të qëndrojë për vizitë dyditore në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, zyrtari evropian do të takohet me përfaqësuesit e qeverisë, liderët politik të të gjitha partive kryesore, anëtarë të shoqërisë civile dhe shefat e misioneve të BE-së.

Sot në orën 15:00 ai do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendësin e tij, Hajredin Kuçi si dhe ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj, kurse të martën do të zhvillojë takim me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, ministrin e financave, Avdullah Hoti, me Visar Ymerin e Vetëvendosjes dhe përfaqësues të AAK-së e Nismës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*